MONSTAT: PROCESI I REGJISTRIMIT NUK ËSHTË I CENUAR, KONTROLLET JANË FORCUAR SHTESË

Drejtoria e Statistikave (Monstat) njoftoi se deri më tani janë regjistruar 564.370 persona, 181.497 amvisëri dhe 308.484 banesa, në kuadër të regjistrimit të popullsisë që ka filluar më 3 dhjetor.

“Qeveria e Malit të Zi e zgjati periudhën e regjistrimit deri më 28 dhjetor me Rregulloren për ndryshimin e rregullores për përcaktimin e periudhës së regjistrimit të popullsisë, amvisërive dhe banesave dhe momentin referues të regjistrimit. Arsyet e zgjatjes së regjistrimit janë kushtet e vështira të punës dimërore, veçanërisht në zonat rurale, si dhe numri i pamjaftueshëm i regjistruesve në disa komuna, gjë që ka rezultuar në një dinamikë disi më të ngadaltë të regjistrimit në krahasim me javën e kaluar. Ditët e fundit, për të cilën u komunikua edhe publiku, është shënuar një parregullsi e rëndë në procesin e regjistrimit, si me regjistruesit ashtu edhe me instruktorët, e cila ka të bëjë me përdorimin e stilolapsave ‘shkruaj-fshij’. Në lidhje me këtë rast dhe pas deklaratës së publikuar të Drejtorisë së Statistikave për sjelljen e regjistruesve në kundërshtim me udhëzimet për regjistrim, për shkak të përdorimit të tyre është shkëputur kontrata me një instruktor dhe 16 regjistrues dhe janë duke u zhvilluar kontrolle të mëtejshme,” thuhet në deklaratë.

Ata theksojnë se për shqyrtimin e fakteve dhe marrjen e konstatimeve përfundimtare në këtë procedurë, në proces janë përfshirë organet kompetente përkatëse dhe se kryhet një kontroll shtesë i besueshmërisë së të dhënave.

Ata thanë se Drejtoria e Statistikave mbështet organet kompetente që të veprojnë në përputhje me kompetencat e tyre dhe të sanksionojnë çdo qëllim të keq nëse konstatohet.

Ata thanë se të gjithë personat e përfshirë në regjistrim të cilët kryejnë aktivitete regjistrimi në kundërshtim me Ligjin do të mbajnë përgjegjësi ligjore.

SHARE