IRENA RADOVIQ U ZGJODH GUVERNATORE E BANKËS QENDRORE TË MALIT TË ZI

Kuvendi i Malit të Zi miratoi propozimin e presidentit Jakov Millatoviq për emërimin e guvernatores të Bankës Qendrore të Malit të Zi, i cili zgjodhi Irena Radoviq për atë post.

Gjithsejit për Irena Radoviq votuan 71 deputetë, 58 ishin pro, ndërsa 13 prej tyre ishin kundër.

Votat për Radoviq erdhën nga Lëvizja Evropa Tani, koalicioni “Për të ardhmen e Malit të Zi”, Mali i Zi Demokratik, Lëvizja Qytetare “URA”, Partia Popullore Socialiste, Social Demokratët, Iniciativa Qytetare Kroate, Partia Boshnjake, Aleanca Shqiptare dhe Forumi Shqiptar.

I vetmi grup parlamentar nga i cili thanë se nuk do të japin dritën jeshile për emërimin e Radoviqit është Partia Demokratike e Socialistëve (PDS).

Në shpjegimin e vendimit, Millatoviq deklaroi se Radoviq i plotëson të gjitha kushtet ligjore, përfshirë reputacionin, arsimin dhe përvojën profesionale dhe se ajo nuk është anëtare e asnjë partie dhe nuk i nënshtrohet atyre interesave.

SHARE