MUJOVIQ: NUK DO TË KETË RRITJE TË ÇMIMIT TË RRYMËS

Elektroekonomia e Malit të Zi do të ofrojë zbritje për të gjithë konsumatorët për të neutralizuar ndikimin e rritjes së shumës së faturave për konsumatorët fundorë, bazuar në kërkesën e CEDIS, njoftoi Ministria e Energjisë dhe Minierave.

“Zbritja për të gjitha kategoritë e paguesve të rregullt është rënë dakord dhe me propozim të ministrit Mujoviq, me përfaqësuesit e EEMZ dhe do të jetë e vlefshme deri më 31 mars 2024, kur do të vazhdojë për të gjithë konsumatorët deri në kategorinë 500 kw, e cila përfshin shumicën e konsumatorëve në Mal të Zi. Në këtë mënyrë, ministri i Energjisë dhe Minierave, Sasha Mujoviq, ka anuluar rritjen e faturave për konsumatorët në bazë të të hyrave të lejuara rregullative të CEDIS, prej 5,63%, të cilat janë miratuar nga RAE”, thuhet në njoftim.

Ata theksojnë se qytetarët nuk do ta ndiejnë rritjen e çmimit të rrymës “falë angazhimit të ministrit Mujoviq, i cili ka hasur në mirëkuptimin e EEMZ.“

SHARE