Qeveria e Malit të Zi i zgjati sanksionet ndaj Rusisë në seancën e sotme. Sipas njoftimit të Qeverisë, u mor vendim për ndryshimin e Vendimit për vendosjen e masave ndërkombëtare kufizuese të përcaktuara me vendimet e Këshillit të Bashkimit Evropian, në funksion të veprimeve të Rusisë, të cilat, siç thuhet, “destabilizojnë situatën në Ukrainë.“
Seanca u drejtua nga Aleksa Beçiq, zëvendëskryeministër për Siguri, Politikë të Brendshme, Evropë dhe Punë të Jashtme.
„Bëhet fjalë për përditësimin e masave kufizuese ndërkombëtare, në kuadër të harmonizimit të vazhdueshëm me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të Bashkimit Evropian”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.