SPAJIQ: SHMANGEM NJË PROBLEM TË MADH PËR EKONOMINË DHE REPUTACIONIN E MALIT TË ZI

Kryeministri i Malit të Zi Millojko Spajiq deklaroi se Mali i Zi nuk ishte në listën gri të Manival dhe kështu shmangu një problem të madh për ekonominë, por edhe për reputacionin e vendit.

“Një tjetër mision i suksesshëm. Mali i Zi shmangu listën gri të Manival! Përpjekjet e jashtëzakonshme të Qeverisë së Malit të Zi dhe një ekipi special që punoi ditë e natë, me mbështetjen e Kuvendit, ishin vendimtare për të përmbushur kërkesat dhe për të shmangur një problem të madh për ekonominë, por edhe për reputacionin tonë”, ka shkruar Spajiq në rrjetin X.

Ai falënderoi të gjithë ata që dhanë një kontribut të pamat për të “përfunduar një punë kaq serioze në kohë rekord”.

“Ne vazhdojmë punën tonë të përkushtuar për të përmbushur plotësisht rekomandimet e FATF-së. Unë personalisht do të monitoroj procesin e përmbushjes së rekomandimeve, por edhe do të forcojë luftën kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit”, tha kryeministri.

SHARE