LQ URA PROPOZON RRITJEN E TË GJITHA PENSIONEVE ME 153 EURO

LQ URA ka paraqitur iniciativë për ndryshimin e ligjit për sigurimin pensional dhe invalidor me qëllim që të gjithë pensionet të rriten në mënyrë të barabartë, pra me të njëjtën rritje për të gjithë pensionistët, tha në konferencë për media deputeti Millosh Konatar.

“Ne besojmë se rritja është e justifikuar, por duhet të jetë e barabartë për të gjithë”, tha Konatar.

Ai shton se sipas modelit të propozuar nga Lëvizja „Evropa Tani“ rriten vetëm pensionet minimale, e as në atë rast pensionet nuk rriten për të njëjtën shumë.

“Me propozimin tonë të gjitha pensionet do të rriteshin për 153.65 euro që të gjithë të ishin në të njëjtën pozitë dhe gjithashtu plotësohet kushti që pensioni minimal të jetë 450 euro”, tha Konatar.

Ai tha se pret mbështetje për këtë propozim.

“Me këtë model pensioni mesatar do të ishte 580 euro, ndërsa kostot e rritjes do të arrinin në 140 milionë euro”, tha Konatar.

SHARE