KUSHDO QË SHKEL URDHRIN E LËVIZJES DO TË ARRESTOHET

Masat e reja kanë hyrë në fuqi për të parandaluar përhapjen e koronavirusit që kufizojnë lëvizjen e qytetarëve. Drejtoria e Policisë ka njoftuar se kushdo që shkel urdhrat do të arrestohet.

“Kushdo që do të gjindet duke shkelur këto urdhra do të arrestohet dhe ndiqet penalisht, pa kompromis dhe pa përjashtim,” thuhet në një deklaratë të policisë.

Trupi Koordinues Kombëtar ka nxjerrë mbrëmë masa të reja të përkohshme për të mbrojtur qytetarët nga koronavirusi. Masat përfshijnë ndalimin e lëshimit të pronës nga ora 19:00 deri në orën 5:00 të mëngjesit nga e hëna deri të premten, si dhe të shtunën deri të hënen nga ora 13:00 deri në orën 5:00 të mëngjesit.

SHARE