TË ENJTEN DO TË MBAHET MBLEDHJA E BORDIT LIDHUR ME TESTIMIN PISA

Komisioni Parlamentar për Arsim, Shkencë, Kulturë dhe Sport të enjten do të organizojë seancë tematike kushtuar rezultateve të testit PISA të nxënësve nga Mali i Zi, në të cilën do të jetë e ftuar ministrja Angjella Jakshiq Stojanoviq.

Bordi shqyrtoi sot iniciativat për seancën kontrolluese të Jakshiq Stojanoviq në lidhje me rezultatet e testit PISA të dorëzuar nga Partia Demokratike e Socialistëve (PDS), por u ra dakord që ai të organizohej në formën e një seance tematike.

Në seancë përveç Jakshiq Stojanoviq, do të ftohen dhe drejtorë të Institutit të Arsimit, Institutit për Tekste dhe Mjete Mësimore, Qendrës së Provimeve, Qendrës së Arsimit Profesional, përfaqësues të fakultetit ku trajnohet stafi mësimdhënës dhe sektorit joqeveritar që monitoron politikat arsimore.  

SHARE