MINISTRIA KA BËRË 28 KALLËZIME PENALE PËR DIPLOMA FALSE

Nga fillimi i vitit, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit ka ngritur 14 kallëzime penale për diploma false të fakultetit dhe 14 për shkolla të mesme, tha në emisionin “Link” ministrja Angjella Jakshiq Stojanoviq.

Duke komentuar rezultatet e dobëta të testit PISA, ajo tha se ne mund të ecim përpara vetëm kur të kuptojmë të gjithë se kemi një pjesë të fajit për gjendjen në arsim.

Jakshiq Stojanoviq ka theksuar se ka dallim mes diplomave të falsifikuara dhe atyre të blera.

“Që nga fillimi i vitit, ministria ka ngritur 14 kallëzime penale në fushën e arsimit të lartë, prej të cilave 11 nga institucionet publike, 3 nga institucionet private dhe 14 nga institucionet e arsimit të mesëm”, tha ministrja.

Sipas saj, problemi më i madh janë diplomat e blera. Ajo thotë se Ministria e Arsimit nuk mund të bëjë shumë për këtë, por duhet ndihma e MPB-së.  

SHARE