VAKSINIMI URGJENT I FËMIJËVE KUNDËR KOLLIT

Në objektin shëndetësor Stara Varosh, për shkak të gjendjes së re, të shfaqjes së kollit të madh në formë epidemike, terminet e jashtëzakonshme për vaksinimin e fëmijëve do të organizohen këtë fundjavë deri në fund të dhjetorit nga ora 09:00-17:00.

“U bëjmë thirrje të gjithë prindërve dhe kujdestarëve që kanë fëmijë që nuk kanë marrë të tri dozat e vaksinës së kollit të madh, si dhe fëmijëve që nuk janë rivaksinuar në vitin e dytë të jetës dhe para fillimit të shkollës, të sjellin fëmijët e tyre dhe t’i mbrojë nga kontraktimi i kollit të madh”, thuhet në njoftimin e Qendrës Shëndetësore të Kryeqytetit.

Nga ai institucion shëndetësor thanë se vaksina e pertusisit bëhet në kuadër të vaksinave të kombinuara sipas moshës dhe sipas programit të imunizimeve të detyrueshme.

SHARE