MONSTAT: PUBLIKIMI I LISTAVE TË REGJISTRIMIT DO TË DËNOHET ME GJOBË

Drejtoria e Statistikave (MONSTAT) njoftoi se një person fizik i cili keqpërdor procedurën e regjistrimit duke filmuar ose fotografuar procesin e intervistës ose pyetësorët e plotësuar të regjistrimit, ose nëse regjistrimi ose fotografia publikohet në internet ose media, do të dënohet për kundërvajtje në shumë prej 100 euro deri në 500 euro.

Ata kanë sqaruar se kjo çështje është e rregulluar me nenin 26 paragrafi 4 të Ligjit për regjistrimin e popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave. Dje në rrjetet sociale janë publikuar foto të formularëve të regjistrimit.

Qytetarët për RTMZ bënë me dije dje se publikimi i të dhënave të tilla është kundërvajtje dhe se me këtë çështje merret Kodi Penal.

Të rikujtojmë se regjistrimi i popullsisë dhe familjeve në Mal të Zi filloi të dielën. Është planifikuar të zgjasë 15 ditë, por mund të zgjatet.

SHARE