DUKAJ: ADMINISTRATA PA LETRA – PËR NJË QEVERI MË EFIKASE DHE TRANSPARENTE

Sot po fillojmë një projekt të ri, të rëndësishëm në drejtimin e menaxhimit elektronik të dokumenteve, në të gjitha nivelet, tha ministri i Administratës Publike Marash Dukaj.

„Zgjidhjet e reja do të integrohen në një tërësi dhe do të zhvillohen në përputhje me rregulloret që rregullojnë më nga afër biznesin elektronik”, tha Dukaj.

“Ministria e Administratës Publike është e përkushtuar në krijimin e një mjedisi për zhvillimin e administratës digjitale, të përshtatur për qytetarët, i cili do të bazohet në infrastrukturë solide dhe të sigurt, si dhe sisteme për përdorim më të shpejtë dhe më të lehtë të shërbimeve elektronike. Duke qenë se transformimi digjital është një nga prioritetet strategjike të Qeverisë së Malit të Zi, i cili paraqet shtytësin e inovacionit dhe zhvillimit të gjithanshëm socio-ekonomik, ne po e ndjekim sistematikisht dhe me përkushtim këtë qëllim”, tha ministri Dukaj.

Dukaj tha se Ministria e Administratës Publike është duke punuar në krijimin e kushteve teknike për realizimin dhe përmirësimin e vazhdueshëm të projekteve, të Trupit certifikues dhe të Sistemit Informativ për menaxhimin elektronik të dokumenteve dhe menaxhimin e procesit të seancave elektronike të Qeverisë së Malit të Zi. Qëllimi përfundimtar i këtyre projekteve është realizimi i konceptit – “Administrim pa letra”.

“Me zbatimin e zgjidhjeve të lartpërmendura softuerike për menaxhimin elektronik të dokumenteve brenda dhe ndërmjet organeve të administratës shtetërore, si dhe ndërmjet qytetarëve dhe organeve, do të krijojmë ambient për një Qeveri më efikase dhe transparente”, theksoi ministri Dukaj.

SHARE