Kryeministri i Malit të Zi Millojko Spajiq beson se është shumë e rëndësishme që Mali i Zi të zvogëlojë deficitin fiskal dhe buxhetor vitin e ardhshëm.
Sipas Spajiq, kjo do të përmirësonte vlerësimin e kredisë.
“Ne kishim regjistrimin, si një temë që polarizoi shoqërinë. Tani kemi të bëjmë me kërcënimin e madh që mund të përfundojnë në “listën gri” të Manival. Në një kohë të shkurtër rekord po përgatisim dy akte të rëndësishme që janë kyçe për luftën kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit. Ne po bëjmë gjithashtu një fushatë të fortë përmes kanaleve diplomatike për ta shtyrë atë vendim për një vit, sepse jam i sigurt se ekziston një vullnet i fortë politik për të përmbushur të gjitha kërkesat e Manival”, shtoi Spajiq.
Spajiq u takua sot me koordinatorin rezident të OKB-së në Mal të Zi, Peter Lundberg, dhe në takim u vlerësua se Fondi për Zhvillimin e Përshpejtuar të Malit të Zi është një katalizator i fuqishëm për zbatimin e planit strategjik të zhvillimit pesëvjeçar dhe një bazë e shkëlqyer për vazhdimin e bashkëpunimit të mirë ndërmjet Qeverisë dhe OKB-së, duke qenë se Fondi tashmë ka mundësuar krijimin e partneriteteve të reja.
Lundberg shprehu shpresën se Fondi do t’i bashkohet edhe sektori privat, si dhe diaspora malazeze, e cila mund të bëhet aleate e fortë në zhvillimin e përgjithshëm shoqëror të vendit, veçanërisht në veri.