KONATAR: LQ URA DO TË PROPOZOJË RRITJE TË TË GJITHA PENSIONEVE

Deputeti i Lëvizjes Qytetare URA, Millosh Konatar, ka bërë të ditur se partia do të paraqesë propozimin për ndryshimin e ligjit për PIO në mënyrë që të gjithë pensionistët të kenë rritje të pensioneve.

Ai tha se LQ URA mbështet rritjen e pensionit minimal në Mal të Zi në 450 euro.

“Ne mbështesim rritjen e pensionit minimal në Mal të Zi në 450 euro. Deputetët e LQ URA do të paraqesin propozimin në Parlamentin e Malit të Zi për ndryshimin e ligjit për PIO me qëllim rritjen e pensioneve mbi minimumin për të gjithë pensionistët e tjerë. Nuk duhet të ketë padrejtësi dhe diskriminim mes pensionistëve”, tha Konatar në rrjetin “X”.

SHARE