MILLATOVIQ PRANOI LETRA KREDENCIALE NGA AMBASADORËT E SAPOEMËRUAR TË SHQIPËRISË, IRLANDËS DHE FINLANDËS

Presidenti i Malit të Zi Jakov Millatoviq pranoi letra kredenciale nga ambasadorët e sapoemëruar, të jashtëzakonshëm dhe të plotfuqishëm: Zhaklina Peto, ambasadore e Republikës së Shqipërisë, Ragnar Almqvist, ambasador i Irlandës dhe Niklas Lindqvist, ambasador i Finlandës.

Siç njoftoi kabineti i tij, në bisedimet e ndara me ambasadorët në rezidencën në Cetinë, presidenti Millatoviq u ka uruar atyre mirëseardhjen në Mal të Zi dhe një mision të suksesshëm diplomatik me qëllim të forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet dy vendeve.

Gjithashtu u konstatuan marrëdhënie të mira dhe miqësore mes Malit të Zi dhe vendeve që përfaqësojnë, të cilat u vlerësuan si bazë për intensifikimin e bashkëpunimit dypalësh.

Presidenti i njoftoi ambasadorët për situatën aktuale në vend si dhe për qëllimet themelore strategjike të Malit të Zi: anëtarësimin në Bashkimin Evropian, forcimin e besueshmërisë në aleancën e NATO-s dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore.

SHARE