Thonjtë janë një ndër pjesët më delikate dhe të brishta të të gjithë trupit.
Funksioni primar i tyre është që të mbrojë gishtat dhe pjesën e butë të tyre nga dëmtimet e jashtme.
Për persona të tjerë, thonjtë mund të luajnë edhe një rol të rëndësishëm estetik.
Megjithatë shpesh mund të hasni probleme me to pasi, gjendje të ndryshme të organizmit mund t’i dëmtojnë fare pa kuptuar.
Thonjtë që thyhen shkaktojnë dhimbje dhe nuk i pëlqejnë askujt.
Me siguri që e keni përjetuar një herë në jetë këtë eksperiencë aspak të këndshme.
Ndaj për të pasur gjithnjë duar e këmbë të rregullta dhe sa më të shëndetshme është e nevojshme të merrni masat e duhura.
Në këtë artikull nga AgroWeb.org, ju tregojmë disa nga arsyet se përse thonjtë tuaj thyhen dhe këputen vazhdimisht.
Gjithashtu dhe si mund të shpëtoni prej këtij problemi me disa trajtime të lehta.
Përse thyhen thonjtë
Disa nga arsyet më të shpeshta se përse thonjtë tuaj thyhen vazhdimisht, mund të jenë shenja me të cilat organizmi sinjalizon problemet.
Nëse keni mungesë vitaminash e kryesisht të hekurit, thonjtë do të kenë tendencën të jenë më të butë dhe do të përthyhen shumë shpejt.
Zakonisht ndodh tek personat që janë prekur nga anemia pasi, qelizat e kuqe të gjakut nuk qarkullojnë normalisht dhe trupi nuk merr oksigjenin e duhur.
Kjo ndikon edhe rritjen e mirë të thonjve tuaj.
Mungesa e vitaminës B është një tjetër arsye e cila ndikon rritjen e thonjve tuaj, bashkë me mungesën e proteinave.
Prandaj para se të merrni trajtime për thonjtë tuaj merrni parasysh mungesën e vitaminave në dietën tuaj të përditshme.
Mundohuni të konsumoni gjithnjë ushqimet e duhura dhe ato sa më natyralet.
Si ti trajtoni në shtëpi
Për të forcuar thonjtë tuaj fare lehtë përtej dietës, AgroWeb.org ju këshillon disa mënyra shumë natyrale.
Vaji i ullirit
Vaji i ullirit është një nga ata përbërës që gjen vend kudo.
E gjeni si në kuzhinë ashtu edhe në kujdesin ndaj vetes.
As në këtë rast nuk bën përjashtim ndaj mund ta përdorni për forcimin e thonjve tuaj fare lehtë.
Mjafton të lyeni thonjtë tuaj me pak vaj ulliri çdo darkë para se të shkoni për të fjetur, ose në çdo moment që e ndjeni të nevojshme.
Vaji i ullirit do t’i ushqejë dhe do ti hidratojë në thellësi thonjtë tuaj duke i bërë ata më të gjatë e më të shëndetshëm.
Hudhra
Ndoshta për hudhrën dhe thonjtë mund të keni dëgjuar shumë, por trajtimi i sotëm është më i thjeshtë e më praktik se të gjithë të tjerët.
Mjafton të prisni përgjysmë disa thelpinj hudhër t’i fusni në një enë të mbushur me ujë dhe ti lini për 1-2 orë.
Më pas tek uji zhysni gishtat për 10 minuta dhe më pas t’i linin ë thahen në ajër të pastër.
Bëjeni këtë veprim çdo ditë dhe thonjtë tuaj gradualisht do të fitojnë forcën e humbur.
Vaji i kokosi
Njëjtë si vaji i ullirit edhe ai i kokosit është zgjidhja më e mirë për thonjtë tuaj.
Mjafton ta shkrini pak në të nxehtë ose të lyeni menjëherë thonjtë me të.
Në mënyrë që t’i mbani sa më gjatë të hidratuar dhe të shëndetshëm.
Një faktor tjetër kyç në zgjidhjen e problemit është konsumimi i rregullt i ujit dhe një dietë e pasur me vitamina e minerale.
Gjithashtu bëni kujdes edhe me kimikatet që mund të prekin duart tuaja siç janë detergjentët e rrobave apo ilaçi i enëve./AgroWeb.org