Hapi i parë drejt zhbllokimit të gjyqësorit është bërë me zgjedhjen e Faruk Resulbegoviqit për gjyqtarin e shtatë të Gjykatës Kushtetuese, tha kryeministri Millojko Spajiq.
“Megjithatë, ky është vetëm fillimi dhe procesi duhet të përfundojë. Prioritet duhet të ketë marrëveshja për zgjedhjen e Prokurorit të Lartë të Shtetit dhe kompletimi i Këshillit Gjyqësor, sepse do ta përshpejtojë rrugën integruese”, ka thënë Spajiq në rrjetin X.