BASHKËPUNIM I PËRBASHKËT NË FUSHËN E EQEVERISJES NË NIVEL LOKAL

Ministri i Administratës Publike Marash Dukaj theksoi se një nga prioritetet strategjike të kësaj ministrie është transformimi digjital në nivel lokal dhe fillimi i aktiviteteve për projektin e ndërtimit të Data Center.

Përfaqësuesit e UNOPS-it e informuan ministrin Dukaj për efektet e projekteve që ata kanë realizuar në fushën e qeverisjes elektronike në nivel lokal dhe shprehën gatishmërinë e tyre për të ndihmuar Ministrinë në përputhje me përvojën dhe ekspertizën e tyre të pasur në fushën e qeverisjes elektronike në nivel lokal.

Bashkëbiseduesit shprehën gatishmërinë e tyre për bashkëpunim të përbashkët përmes përcaktimit të prioriteteve dhe fillimit të aktiviteteve të caktuara në fushat e përmendura.

Për të arritur një shkallë më të madhe të transformimit digjital përmes bashkëpunimit të përbashkët të organizatave të ndryshme ndërkombëtare, në takim u konkludua që Ministria e Administratës Publike të marrë rolin e koordinatorit të aktiviteteve të ardhshme.

SHARE