ILIR ÇAPUNI DEPUTET NË PARLAMENTIN E MALIT TË ZI

Në seancën e sotme të Kuvendit të Malit të Zi i’u konfirmua mandati si deputet nga lista e Aleancës Shqiptare Ilir Çapunit, nënkryetar i Forcës dhe doktor i shkencave kompjuterike

Me këtë vazhdohet përfaqësia autentike e shqiptarëve nga Forca në Kuvendin e Malit të Zi që 15 vjet.

Ilir Çapuni (1978) është profesor i shkencave kompjuterike në Tiranë. Ai u diplomua për shkenca kompjuterike në Fakultetin e Shkencave dhe Matematikës në Podgoricë, ndërsa doktoroi në Boston (SHBA) në vitin 2012. Ai ishte themelues i revistës së pavarur Kronika në gjuhën shqipe me qendër në Ulqin.

Ai ka shërbyer si kryetar i Kuvendit të Komunës së Ulqinit nga viti 2018 deri në vitin 2021. Në atë periudhë, Kuvendi i Komunës së Ulqinit e shpalli Kriporen e Ulqinit park të natyrës, e rradhiti bregun e Bunës dhe Adën në zonat e qeta të komunës, ngriti monumentin për viktimat e tërmetit të vitit 1979 dhe prona prej 250 mijë metrash katrorë në Mavrijan mbeti pronë e Komunës së Ulqinit.

Ai është nënkryetar i Forcës që nga tetori 2021.

Ai është një shkencëtar aktiv në akademi dhe industri, kryesisht jashtë vendit. Ai është një adhurues i apasionuarwindsurfit, lundrimit dhe zhytjes. Ai zbuloi, hetoi dhe dokumentoi rrënojat e luftanijes italiane ReginaMargherita, minahedhësen italiane RD 10, avulloret Po, Anthipi, Brindisi, Andrassy dhe Pozsony në ujërat e Republikës së Shqipërisë. Ai është një instruktor teknik zhytjeje i organizatës TDI. Flet shqip, gjuhët e sllavëve të jugut dhe gjuhën angleze.

SHARE