RUSIA SHTON SULMET, BOMBA DHE RAKETA NË SPITALE DHE BANESA NË KIEV

Dimri dhe temperaturat nën zero kanë pushtuar Ukrainën. Ky është i dyti dimër në luftën me Rusinë, e cila duket se ka zgjeruar ofensivën e saj në goditjen e infrastrukturës civile.

Siç raporton agjensia franceze e lajmeve, AFP dy civilë vdiqën gjatë sulmeve të fundit me dron dhe raketa, mbi një spital në Kiev. Ukraina është duke u përgatitur për rritjen e sulmeve ruse edhe në infrastrukturën energjetike, duke e bërë dimrin edhe më të vështirë.

Në një deklaratë të përditësuar, forcat ajrore të ushtrisë ukrainase thanë se kanë shkatërruar nëntë nga 10 drone dhe një raketë të lëshuar nga Rusia.

“Spitali qendror i qytetit në qytetin Selydove në rajonin e Donetskut, ndërtesa e minierës Kotlyarevska dhe ndërtesa banimi u shkatërruan dhe u dëmtuan,” tha ushtria.

Nga sulmi  në spital raportohet edhe për 1 viktimë dhe tetë civilë të plagosur. Sulmi në minierë vrau një punonjës 63-vjeçar. Në veri në rajonin e Kharkivit, një 29-vjeçar vdiq kur një shtëpi private mori flakë pas bombardimeve të forcave ruse.

Sulmet ruse në infrastrukturën energjetike të Ukrainës dimrin e kaluar lanë mijëra njerëz në të ftohtë dhe në errësirë dhe Kievi që atëherë ka forcuar sistemet e mbrojtjes ajrore.

SHARE