Deri në fund të vitit, qeveria dhe parlamenti do të duhet të ndërmarrin hapat e duhur në lidhje me emërimet në gjyqësor, pasi kjo do të thotë shumë për përshpejtimin e rrugës evropiane të Malit të Zi, tha presidenti malazez Jakov Millatoviq.
Ai u tha gazetarëve në Gjermani se mendon se vizita e tij në atë vend ishte më se e suksesshme.
Millatoviq tha se ai dhe presidenti gjerman Frank Walter Steinmeier ranë dakord që Mali i Zi mund dhe duhet të jetë anëtari i parë i ardhshëm i Bashkimit Evropian (BE).
Ai shtoi se i paraqiti Steinmeier një plan ambicioz që Mali i Zi të jetë anëtar i BE-së deri në vitin 2028 dhe se i shpjegoi atij hapat për të arritur atje.
Ai tha se ftesa për të vizituar Berlinin brenda gjashtë muajve të parë të mandatit të tij është një mesazh më vete.
“Është një mesazh që tregon besim në punën që kemi pasur në Mal të Zi në periudhën e kaluar, në përkushtimin për integrimin euroatlantik të vendit”, tha Millatoviq.