EDHE DY RASTE TE REJA ME KORONAVIRUS

Instituti i Shëndetit Publik njoftoi sonte se janë konfirmuar dy raste të reja me koronavirus në Mal të Zi. Kjo ka rritur numrin e personave të infektuar në vendin tonë në 84. “Që nga sot në mëngjes, u analizuan 28 mostra. Virusi i ri i koronës u konfirmua tek 2 persona”, theksuan nga Instituti.  Janë 6.278 persona nën mbikëqyrjen mjekësore dhe sanitare në Mal të Zi.

SHARE