NGA NESËR, TË GJITHA LLOJET E KARBURANTEVE DO TË JENË MË TË LIRA

Nga nesër të gjitha llojet e karburanteve do të jenë më të lira në Mal të Zi, njoftoi Ministria e Energjisë dhe Minierave.

Kështu, BMB 98 do të jetë 1,55 euro për litër (-0,02), BMB 95 1,51 euro për litër (-0,02), nafta për ngrohje 1,44 euro për litër (-0,07) dhe Eurodieseli 1,48 euro për litër (- 0,07).

“Sipas përcaktimeve të Rregullores për mënyrën dhe nivelin e elementeve mbi bazën e të cilave formohen çmimet maksimale të derivateve të naftës, llogaritja e radhës do të bëhet më 4 dhjetor dhe çdo çmim i ndryshuar i derivateve të naftës do të jetë i vlefshëm nga data 5 dhjetor”, thuhet në njoftim.

SHARE