MANDIQ: JAM I BINDUR SE PARTNERËT EVROPIANË DO TË QËNDROJNË PRANË MALIT TË ZI

Kryetari i Parlamentit të Malit të Zi, Andrija Mandiq, mori pjesë në Konferencën e 11-të të Kryetarëve të Parlamenteve të Evropës Juglindore, e cila u mbajt nga 16 deri më 17 nëntor në Budapest. 

Gjatë konferencës, pas fjalës hyrëse të Laszlo Kover, kryetar i Asamblesë Kombëtare të Hungarisë, kryetari Mandiq mbajti një prezantim me temën “Procesi i integrimit evropian i vendeve të Evropës Juglindore”.

Mandiq tha se vendet kyçe evropiane kanë filluar me mençuri procesin e integrimit përmes asaj që ndikon në mënyrë dominuese në jetën e qytetarëve të tyre – ekonominë. 

Ai theksoi se për të arritur nivelin evropian të zhvillimit të shoqërisë duhet shumë punë, mund dhe përkushtim që vendet kandidate t’i mbyllin të gjithë kapitujt, që nuk është proces as i thjeshtë dhe as i shpejtë.

“Zgjerimi më i fundit i Bashkimit Evropian ishte më shumë se dhjetë vjet më parë. Ashtu si vendet e bllokut lindor dikur shikonin nga perëndimi, kështu tani vendet e Evropës Juglindore shikojnë fqinjët e tyre që tashmë janë pjesë e familjes evropiane,” tha Mandiq. 

Me qëllim të afirmimit të procesit tëzgjerimit, kryetari i Kuvendit Mandiq ndau besimin se partnerët evropianë do të jenë me Malin e Zi edhe në periudhën e ardhshme, në mënyrë që ne të bëhemi anëtari i parë i ardhshëm i Bashkimit Evropian, i cili do të konfirmonte edhe vendet e tjera të Evropa Juglindore se procesi i zgjerimit është ende aktual. 

Mandiq në prezantimin e tij tha se nga pozita e njeriut të parë të Kuvendit të Malit të Zi do të japë kontributin e tij të plotë që të gjitha reformat kyçe të zbatohen në mënyrën më efikase dhe gjithëpërfshirëse. 

“Pikërisht reformat kyçe në shoqërinë tonë do të çojnë në atë për të cilën qëndron shumica e qytetarëve të Malit të Zi, që është ulja e tensioneve, gjithëpërfshirja dhe pajtimi ndëretnik, që është njëkohësisht një nga parakushtet kyçe që vendi ynë të bëhet pjesë e familjes së vendeve të zhvilluara evropiane”, përfundoi kryetari i Kuvendit të Malit të Zi.

SHARE