Fondi i sigurimeve pensionale dhe invalidore të Malit të Zi njoftoi se sot do të fillojë pagesa e pensioneve të rregullta për muajin tetor.
“Pensioni mesatar për muajin tetor është 425,96 EUR, dhe gjithsej mjetet e nevojshme për pagesën e të drejtave nga sigurimi pensional dhe invalidor janë 49,75 milionë euro”, njoftojnë nga Fondi PIO.
Të rikujtojmë se Qeveria njoftoi se pensioni minimal për muajin janar do të jetë 450 euro.