PËRSËRITET SHPALLJA PËR REGJISTRUESIT DHE INSTRUKTORËT

Drejtoria e Statistikave bëri me dije opinionin se po përsëritet shpallja publike për angazhimin kontraktual të instruktorëve dhe regjistruesve për realizimin e Regjistrimit të Popullsisë, Familjeve dhe Banesave, i cili do të kryhet në periudhën 30 nëntor deri më 15 dhjetor 2023.

Siç është paralajmëruar, shpallja publike do të shpallet në komisionet e regjistrimit të të gjitha njësive të vetëqeverisjes lokale më 15 nëntor 2023.

Siç sqarojnë ata, kandidatët që kanë dorëzuar dokumentacionin e plotë në shpalljen e mëparshme publike duhet të dorëzojnë në Komisionin e regjistrimit vetëm aplikacionin e plotësuar për pjesëmarrje në regjistrim (formulari P-13) me rastin e përsëritjes së shpalljes publike.

“Nëse personi nuk paraqet aplikim të ri në lidhje me shpalljen e përsëritur publike, do të konsiderohet se nuk ka dokumentacion të plotë dhe nuk do të shqyrtohet në procesin e përzgjedhjes së kandidatëve”, thuhet në njoftim.

SHARE