MALI I ZI FESTON DITËN E NJEGOSHIT

Mali i Zi sot për herë të parë feston Ditën e Njegoshit si festë zyrtare kombëtare dhe me këtë rast 13 dhe 14 nëntori janë ditë jo pune.

Kryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Andrija Mandiq, ua ka uruar ditën e Njegoshit të gjithë qytetarëve të Malit të Zi, duke thënë se me të drejtë është bërë festë shtetërore e kulturës.

“Kjo është arsyeja pse ne kemi për detyrë ta shpërblejmë këtë njeri të madh duke krijuar një të ardhme më të mirë përmes ruajtjes së traditave dhe ideve të mirëkuptimit, tolerancës dhe bashkëjetesës në vendin tonë”, tha Mandiq.

Kryeministri i Malit të Zi, Millojko Spajiq tha se është një nder i jashtëzakonshëm për të që pikërisht këtë vit, në jubileun e madh, dyqind e dhjetë vjet nga lindja e Njegoshit, ka rastin të uroj të gjithë qytetarët e Malit të Zi – Ditën e Njegoshit.

„Njegoshi mbetet ‘sekret më i lartë’ ynë, por edhe zëri më i mprehtë që na thërret në të gjitha kohërat me veprën e tij polifonike të luftojmë për shoqërinë e individëve të lirë, që trashëgojnë cilësitë më të larta etike dhe morale,“ tha Spajiq.

Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, ka uruar qytetarët për Ditën e Njegoshit dhe ka thënë se ditëlindja e sundimtarit dhe poetit malazez Pjetër II Petroviq Njegosh është një festë e madhe dhe një rast që na kujton të gjithëve pasurinë e historisë dhe kulturës sonë. 

SHARE