Kryetarët e këshillave kombëtarë të popujve pakicë i dërguan një letër kryeministrit të Malit të Zi Millojko Spajiq në të cilën përshëndetën qëndrimin e shprehur dje se “Qeveria është e gatshme të ndërtojë ura bashkëpunimi për kushtet e mbajtjes dhe kontrollit të regjistrimit” dhe theksuan se presin që t’u ofrohet një “përgjigje specifike me shkrim” për kërkesat e tyre.
“Duke përshëndetur qëndrimin e shprehur dje se Qeveria është e gatshme të ndërtojë ura bashkëpunimi për kushtet e mbajtjes dhe kontrollit të regjistrimit, dhe veçanërisht duke vlerësuar çiltërsinë dhe konstruktivitetin tuaj gjatë bisedimeve të zhvilluara më parë, ne presim që ju të ofroni një përgjigje konkrete me shkrim për kërkesat tona të paraqitura dhe të shpjeguara, ose të paraqisni një listë të përgjithshme të kushteve realisht të arritshme për një regjistrim legjitim, të plotë, ligjor, të njohur dhe të respektuar botërisht”, thuhet në letër.
Ata theksuan se, “që në fillim insistojnë që përmes diskutimit dhe marrëveshjes të krijohet një ambient dhe besim, pa tensione dhe presione politike dhe që të gjithë së bashku të krijojmë kushte adekuate për mbledhjen statistikore të të dhënave të rëndësishme për të ardhmen e shoqërisë dhe të vendit tonë”.
“Në këtë kontekst, u bëjmë apel të gjithë aktorëve shoqërorë, subjekteve politike dhe sektorit joqeveritar që të mbështesin konkretizimin e kushteve përgjithësisht të pranueshme për regjistrimin e popullsisë, në termin që do të diktohet dinamika reale e krijimit të supozimeve për kërkimin e vlefshëm, kontrollin dhe verifikueshmërinë e të dhënave statistikore”, thuhet në letër.