Në Mal të Zi janë mbi 400 apo 500 romë dhe egjiptianë që nuk kanë dokumente nga vendi ynë apo nga ndonjë vend tjetër, tha ministri për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave Fatmir Gjeka.
“Pra, njerëzit janë fizikisht këtu, por nuk ekzistojnë në letër, nuk kanë asnjë dokument. Gjatë luftës në Kosovë, një pjesë e tyre kanë ardhur këtu në Mal të Zi, por nuk kanë asgjë as në Mal të Zi as atje”, ka thënë Gjeka.
“Ne punojmë ngushtë me ta, me sektorët joqeveritar që mbulojnë edhe ata, mundohemi disi edhe me ministritë e tjera, disi ta zgjerojmë, ku janë të përfshira Ministria e Punës, Ministria e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale. Tani patëm mundësinë të ndihmojmë në Berane, përmes ministrisë sonë, nga rezerva, kemi ndarë rreth 800 miliardë euro për të ndihmuar aty ku ka përmbytje në Berane”, tha Gjeka.
Ministri tha se janë duke punuar me popullatën LGBT për një ligj për njohjen ligjore dhe se kanë nisur projekte të shumta së bashku, por që nuk është e lehtë dhe nuk mund të zgjidhet brenda natës.
“Pastaj edhe vitin e kaluar, normalisht kemi shumë projekte që kanë të bëjnë me mënyrën se si jetojnë romët dhe egjiptianët, diskriminimin ndaj tyre në përgjithësi dhe ne i ndjekim këto. Pra, tani kishim një konferencë që ishte në Prishtinë, dhe një muaj apo dy më parë kishim një konferencë të rregullt ministrore në Maqedoni, në Shkup. Probleme urgjente këtu, në lidhje me romët, egjiptianët dhe popullsinë LGBT, përfaqësimin gjinor dhe gjithçka tjetër. Problemi i madh është se romët dhe egjiptianët ende nuk mund të jenë të përfaqësuar në arsim”, theksoi Gjeka.