Raporti i Komisionit Evropian (KE) për Malin e Zi për këtë vit dhe Plani Ekonomik dhe Investiv për Ballkanin Perëndimor do të prezantohet nesër në Bruksel.
Siç njofton Delegacioni i Bashkimit Evropian (BE) në Mal të Zi, do të mbahet konferenca për shtyp e KE-së në orën 12:00, ku do të prezantohet Pakoja e Zgjerimit të këtij viti, e cila përfshin raportin për Malin e Zi, si dhe Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor.
Pakoja e zgjerimit, siç është paralajmëruar, do të prezantohet edhe në seancën e Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian (AFET) në orën 13:30.
Delegacioni tha se pas kësaj, në orën 16:30, ambasadorja e BE-së në Mal të Zi Oana Kristina Popa dhe Ministrja e Çështjeve Evropiane Maida Gorçeviq do të mbajnë një konferencë për media në Shtëpinë Evropiane në Podgoricë me rastin e miratimit të Raportit Vjetor të KE-së për Malin e Zi.