EDHE 14 RASTE TË REJA ME KORONAVIRUS, GJITHSEJ 67

Instituti i Shëndetit Publik konfirmon edhe 14 raste të tjera të koronavirusit në Mal të Zi.  Kjo ka rritur numrin e pacientëve në vendin tonë në 67. “ Që nga dje në ora 18:00, janë analizuar 44 mostra.  Virusi i ri i koronës u konfirmua në 14 persona, ndërsa në 30 persona konstatimi ishte negativ,” theksuan nga Instituti. Në Mal të Zi, tani kemi gjithsej 67 të infektuar me koronavirusin e ri. Ka 6.356 persona nën mbikëqyrje shëndetësore dhe sanitare në Mal të Zi. Rastet pozitive janë të lidhura epidemiologjikisht me rastet e konfirmuara më parë.

SHARE