ZELENSKI PARALAJMËRON BOTËN: LUFTA NUK ËSHTË E LEHTË

Sulmet e Ukrainës mbi flotën ruse në detin e zi kanë ndëshkuar përpjekjet e Moskës në luftë – tha presidenti ukrainas Volodimir Zelenski në një tentativë për të rritur moralin e trupave të tij ndërkohë që bota e jashtme pret suksese të menjëhershme.

Pavarësisht ofensivës disa mujore të Kievit, vija e gjerë e frontit në lindje dhe në jug të Ukrainës ka pësuar pak ndryshime, duke ndezur edhe kritika dhe padurim mes disa prej aleatëve perëndimorë të vendit.

“Ne jetojmë në një botë që mësohet me suksesin shumë shpejt. Kur pushtimi në shkallë të plotë nisi, shumë njerëz në botë nuk besonin se Ukraina do të mbijetonte”, tha Zelenski në fjalimin e tij të përjetshëm.

“Lavdi të gjithë atyre që nuk u tërhoqën, që nuk u thyen, që besojnë te ukraina ashtu sic bënë më 24 shkurt dhe që kanë dhënë mbështetje të palëkundur”, tha ai.

Lufta që rusia e nisi më 24 shkurt 2022, tani ka hyrë në muajin e 20 të saj dhe fundi nuk shihet ende në horizont. Forcat ruse janë rigrupuar për sulme të reja në seksione të ndryshme të frontit ndërkohë që po përballen edhe me humbje të mëdha.

Zelenski tha se trupat e tij me sukses kishin ndëshkuar fuqinë ushtarake të moskës në detin e zi, dhe sic tha ai, me mbështetje më të madhe nga aleatët e kievit mund të shkohet në fitoren përfundimtare të ukrainës mbi rusinë. Deti i zi, është bërë një teatër i rëndësishëm në luftë.

Sulmet e shtuara ajrore dhe detare të ukrainës mbi shënjestrat ushtarake ruse kanë dëmtuar anije dhe kantiere detare në portin e sevastopolit dhe kanë goditur edhe shënjestra të tjera.

Moska e përdor flotën e saj në detin e zi për të kryer sulme nga distanca të gjata në ukrainë. Por për presidentin Putin, ujërat që lidhen me detin mesdhe, janë një nyje e rëndësishme për projektimin e fuqisë së rusisë në lindjen e mesme, evropë dhe perëndim.

SHARE