Detyra më e rëndësishme e Qeverisë është të japë rezultate nga agjenda evropiane dhe të përmbushë pritjet e qytetarëve në lidhje me anëtarësimin në Bashkimin Evropian, ky është konstatimi i takimit të kryeministrit të Malit të Zi, Millojko Spajiq me presidenten e Komisioni Evropian, Ursula von der Leyen, njoftoi Zyra e Kryeministrit.
“Mali i Zi ka një qeveri pro-euro-atlantike dhe një shumicë politike të qëndrueshme që do të kontribuojë në mbylljen e kapitujve më të rëndësishëm të negociatave dhe do të përshpejtojë reformat e nevojshme në të gjitha degët e qeverisë”, tha Spajiq.
Në kuadër të plotësimit të kërkesave për anëtarësim, bashkëbiseduesit, siç u tha në njoftim, vlerësuan se aktivitetet prioritare janë emërimet në pushtetin gjyqësor, forcimi i lirisë së medias dhe lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Në takim u diskutua për mbështetjen administrative të BE-së në drejtim të përdorimit më të mirë të fondeve të Unionit, forcimit të infrastrukturës, lidhjeve të trafikut dhe aksesit të Malit të Zi në tregun e përbashkët evropian.