KONFIRMOHET EDHE NJË RAST ME KORONAVIRUS, GJITHSEJ 53

Instituti i Shëndetit Publik konfirmoi edhe 1 rast me koronavirus në Mal të Zi. Kjo do të thotë se gjithsej gjashtë të infektuar janë regjistruar sot. Kjo ka rritur numrin e pacientëve në vendin tonë në 53. “Që nga sot në mëngjes në ora tetë, u analizuan 13 mostra. Virusi i ri i koronës u konfirmua tek një person, ndërsa 12 persona dukalen negativ”, theksuan nga Instituti i Shëndetit Publik.”Ka 6.356 njerëz nën mbikëqyrjen shëndetësore dhe sanitare të Malit të Zi,” thuhet në deklaratë. Qendra Klinike e Malit të Zi është duke trajtuar 11 pacientë që kanë konfirmuar se janë me koronavirus, nëntë prej të cilëve janë në Klinikën e Sëmundjeve Infektive dhe dy në Klinikën e Brendshme.

SHARE