KUVENDIT I ËSHTË DORËZUAR PROPOZIMI PËR PËRBËRJEN E QEVERISË SË 44-të TË MALIT TË ZI

Në përputhje me nenin 174 të Rregullores së Kuvendit, sot Kuvendit të Malit të Zi i është dorëzuar propozimi për përbërjen e Qeverisë së 44-të të Malit të Zi, nën mandatin e Millojko Spajiq.

Në letrën shoqëruese drejtuar deputetëve, përfaqësuesi Spajiq theksoi se në përputhje me nenin 95 paragrafi 1 pika 5 të Kushtetutës së Malit të Zi, presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, e propozoi atë për përfaqësues për përbërjen e Qeverisë së Malit të Zi.

Spajiq ka theksuar se kushtetuta e Malit të Zi si shtet juridik dhe sundimi i ligjit është një nga imperativët e punës së qeverisë së 44-të.

Për zgjedhjen e Andrija Mandiq në postin e kryeparlamentarit dhe zgjedhjen e qeverisë së re, deputetët duhet të votojnë të hënën, për kur është caktuar seanca.

Sipas marrëveshjes së shumicës së re, Mali i Zi do ta fitojë Qeverinë e re katër muaj pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Spajiq bëri të ditur se do të vazhdojë me hartimin dhe miratimin e ligjit për ndryshime në ligjin për Këshillin Gjyqësor dhe gjyqtarët, me qëllim që të rregullohen në mënyrë më adekuate disa çështje për të cilat është dëshmuar se nuk kontribuojnë në punë më efikase dhe për të inkurajuar më tej pavarësinë, efikasitetin dhe përgjegjësinë e gjyqësorit.

Sipas ekspozesë, të cilin do ta paraqes të hënën para deputetëve, Qeveria e re do të sigurojë rritjen e të ardhurave publike duke reformuar sistemin tatimor, eliminuar barrierat e biznesit, kufizuar maksimalisht biznesin e paligjshëm dhe duke zbatuar një cikël të ri investimesh afatmesme.

SHARE