Organizata Turistike dhe Komuna e Ulqinit me përkrahjen e Ministrisë së ekonomisë dhe turizmit si dhe Ministrisë së bujqësisë në Mal të Zi, organizon manifestimin “Shporta e Vjeshtës” që do të mbahet me datat 28.10. dhe 29.10.2023 në ullishtën e Ulqinit gjegjësisht në Valdanos.
Përveç programit të begat që kanë përgaditur në bashkëpunim me shkollat, çerdhet dhe shoqatat kulturo-artistike, në këtë manifestim do të jenë pjesmarrës edhe Bright Minds me aktivitet e tyre, piktorët nga Ulqini do kenë ekspozitën e tyre të pikturave me motive vjeshte si dhe për më të vegjëlit do të jenë prezent kuajt e vegjël PONI ku fëmijët do kenë mundësi të fotografohen dhe të kalërojnë me një çmim simbolik.
Shporta e vjeshtës këtë herë vjen e mbushur plot me ngjyra dhe shije.