MASAKËR ME TË PAKTËN 22 TË VRARË NË SHBA

Një masakër e vërtet trondit sërish Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Të paktën 22 persona u vranë dhe rreth 60 të tjerë u plagosën pas të shtënave masive me armë në qytetin Lewiston të shtetit Maine. Një person hapi zjarr me një armë AR-15 në tre zona të ndryshme të Lewiston. Sulmuesi i identifikuar si Robert Card, 40-vjeç, një ish-instruktor i armëve ushtarake është ende në arrati. FBI është venë në kërkim të autorit, ndërsa u ka bërë thirrje banorëve që të mos dalin nga shtëpitë.  

Njerëzit u panë duke vrapuar pasi autori hapi zjarr në disa lokacione në Lewiston. The Sun Journal, duke cituar një zëdhënës të policisë Lewiston, raportoi të shtënat ndodhën  në tre biznese të veçanta: Sparetime Recreation, Schemengees Bar & Grille Restaurant dhe një qendër shpërndarjeje Walmart.

Robert u trajnua nga ushtria amerikane në një strukturë ushtarake në qytetin e Saco, Maine. Ai kishte kaluar kohë në një qendër të shëndetit mendor në verën e vitit 2023 dhe kishte kërcënuar se do të kryente vrasje. Departamenti i Policisë së Lewiston Maine publikoi fotografitë e të dyshuarit, një burrë me mjekër me një këmishë me mëngë të gjata dhe xhinse duke mbajtur.

Policia shpërndau gjithashtu edhe një tjetër foto të një automjeti të bardhë dhe i kërkoi kujtdo që e njihte të kontaktonte policinë. Dëshmitarët në Lewiston shprehen se ishin të të gjitha moshave, duke përfshirë adoleshentë, ndërsa autori si fillim hyri në restorant dhe duke qëndruar gjakftohtë hapi zjarr ndaj njerëzve të pafajshëm. Për ngjarjen Presidenti Joe Biden foli me guvernatorin e Meine, me senatorë e kongresmenë, duke ofruar mbështetje të plotë federale.

Vrasjet në SHBA janë rritur që nga fillimi i pandemisë COVID-19 në 2020, me 647 vrasje të ndodhura në 2022 dhe 679 në 2023. Të shtënat masive më vdekjeprurëse të regjistruara në SHBA janë ato të masakrës së vitit 2017 në një festival të muzikës country në Las Vegas ku mbetën të vrarë 58 persona.

SHARE