Kek me Miell Bajamesh dhe Mjaltë

Mollët janë ndër frutat më të pëlqyera nga shqiptarët, sidomos në vjeshtë kur prodhimtaria dhe varietetet në treg janë mëse të larmishme.

Mollët janë të pasura me antioksidantë, fibër dhe fitoushqyes të rëndësishëm.

Studimet të cilave u referohet AgroWeb.org, thonë se mollët ulin rrezikun e shfaqjes së kancerit, sëmundjeve kardiovaskulare dhe astmës.

Për më tepër, konsumi i rregullt i mollëve i bën shumë mirë trurit, pengon plakjen e parakohshme të tij dhe në të njëjtën kohë ul rrezikun e diabetit, mbipeshës dhe sëmundjeve që rrezikojnë kockat.

Mollët nuk duhet të mungojnë në shtëpinë tuaj. Ju mund t’i mbani të freskëta, t’i ruani në frigorifer,  t’i thani, apo t’i përdorni në ëmbëlsira të ndryshme si kjo që këshillohet nga ekspertët e AgroWeb.org.

Kek Me Mollë Dhe Mjaltë 

Receta e mëposhtme këshillon përdorimin e miellit të bajames dhe jo atij tradicional.

Mielli i bajames përbëhet vetëm nga bajamet pa lëkurë dhe është një munduesi e shkëlqyer për pjekje dhe gatim. Ky miell është pa gluten, përmban pak karbohidrate, shumë fibra dhe proteina.

Mielli i bajameve është i pasur me vitamina, minerale, hekur, riboflavin, magnez, kalium, kalcium dhe vitaminë E.

Në krahasim me të gjithë arrorët e tjerë, bajamet kanë sasinë më të madhe të kalciumit dhe i bëjnë mirë zemrës, duke ulur kolesterolin.

Përbërësit për kekun: 

  • 1 filxhan e gjysmë çaji miell bajamesh
  • 1 lugë çaji kanellë pluhur
  • Çerek luge çaji arrëmyshk pluhur
  • Treçerek luge çaji kripë
  • 3 vezë të mëdha
  • Çerek filxhan çaji mjaltë
  • 2 lugë gjelle vaj
  • 1 mollë mesatare e qëruar, pastruar dhe e grirë

Përbërësit për mbushjen dhe shtresën e sipërme:

  • Gjysmë filxhan çaji sheqer pluhur
  • 2 lugë gjelle mjaltë
  • 1 lugë gjelle qumësht bajameje ose ujë
  • Çerek filxhan çaji bajame të prera

Përgatitja e Ëmbëlsirës: 

Ndizeni furrrën dhe bëni gati tavën e kekut duke e yndyrosur lehtë dhe shtruar letër pjekjeje.

Në një enë mesatare, përzieni miellin e bajames, kanellën, arrëmyshkun dhe kripën.

Krijoni një hapësirë në zemër të enës dhe shtoni vezët, mjaltin dhe vajin. Përziejini mirë së bashku deri sa të formoni brumin e kekut.

Më pas kur brumi të jetë thuajse gati shtoni mollën e grirë, përziejeni sërish dhe me anë të një luge të sheshtë përhapeni mirë në tavën e pjekjes duke u siguruar që në sipërfaqe nuk formohen bulëza.

Piqeni kekun në furrë për 30 minuta dhe ndërkohë që ai piqet mund të kaurdisni lehtë bajamet në një tigan për rreth pesë minuta.

Në një enë tjetër përzieni sheqerin, mjaltin dhe qumështin e bajames.

Hiqeni kekun nga furra dhe lëreni të ftohet për pesë minuta dhe më pas sa është akoma i ngrohtë hidhni sipër tij masën e mjaltit dhe qumështit dhe sipër tyre bajamet e tiganisura.

Lëreni kekun të ftohet plotësisht përpara prerjes dhe servirjes. /AgroWeb.org

SHARE