Kuvendi i komunës së Tuzit mbajti sot seancën e V-të me 17 pika të rendit të ditës.
Një nga pikat që ngjalli më së shumti debat ishte Propozim Vendimi mbi verifikimin e Vendimit për transportin e rregullt urban dhe periferik të udhëtarëve në territorin e komunës së Tuzit.
Me ndryshim e këtyre neneve janë ndryshuar kushtet që është licenca, vertetimi se i plotëson kushtet, vertetimi se automjeti i plotëson kushtet e reputacionit të mirë, vertetimi se është siguruar numri i mjaftueshëm i autobuseve për grupin e linjave, orari i qarkullimit i përshatur me numrin minimal të nisjeve nga plani i linjes dhe listen e çmimeve të sherbimeve. Pas ankesave të disa këshilltarëve nga rradha e opozitës për transportin publik, kryetari i komunës së Tuzit Nik Gjeloshaj theksoi se komuna e Tuzit nuk ka hequr asnjë leje pune pasi që nuk ka kompetencë ta bëjë këtë, dhe se është munduar të manipulohet me këtë çështje.
Ai theksoi se problemi është kur Tuzi është bërë komunë në vehte dhe nuk është trajtuar si transport i brendshëm po si mes dy komunave, leja nuk është marrë në komunën e Tuzit por leje në mes dy komunave, leje kjo që jepet nga instancat shtetërore dhe ata caktojnë rrugët ku mundet të kalohet.
„Mbas eskalimit të këtij problemi kemi hapur prokurimin publik dhe kemi caktuar linjat brenda komunës së Tuzit dhe ka konkurua vetëm një kompani që nuk i plotëson kushtet,“ theksoi Gjeloshaj.
Ai tha se me vendimin e sotëm do u mundësonte pa thirrje publike të japin lejen një kompanie për kryerjen e kësaj veprimtarie. Në qoftë se nuk ka zgjidhje të shpejtë, ai njoftoi se do të shpallin prokurim publik që komuna e Tuzit të blejë 2 autobusa dhe të kryejnë këtë shërbim ndërmarrjet tona.
Voten e këshilltarëve e moren dy propozim vendime që kanë të bëjnë me dhënien e pelqimit për vendosjen e një kablloje nëntoksore për lidhjen me trafostacionin.
Pikë e rendit të ditës ishte edhe Propozim Vendimi mbi verifikimin e Vendimit për tatim në patundshmeri, përshtatje të vendimit në bazë të ndryshimit të ligjit në qeverinë e Malit të Zi që i jep lirim shtesë plantacioneve. Me këtë vendim zbritja duhet të jetë 70%.
Gjeloshaj ftoi që Parlamenti i ri që është formuar të ndryshoj këtë ligj i cili demton komunën e Tuzit.
Po ashtu, gjatë seancës është bërë edhe emërimi i jurisë për ndarjen e çmimit „15 Dhjetori” të komunës së Tuzit për vitin 2023, me kryetar të jurisë Rrok Berishaj, dhe anëtarë: Edita Dresheviq, Amar Axhoviq, Nermin Purishiq dhe Naser Krkanoviq.
Me shumicë votash është votuar edhe Propozim Vendimi mbi verifikimin e Vendimit mbi emërimin e anëtarëve të Kuvendit të Organizatës Turistike. Anëtarët janë: Ivan Ivanaj, Lindon Gjelaj, Fadil Kajoshaj, Luigj Dedvukaj, Shtjefen Camaj, Rexhep Çunmulaj dhe Robert Camaj.
Gjithashtu, është votuar edhe Propozim Vendimi mbi emërimin e Komisionit Komunal Zgjedhor të Tuzit pasi përbërjes së fundit i ka kaluar mandati. Për kryetar është zgjedhur Robert Camaj, ndërsa zëvendës Beqir Gjokaj, anëtarë Tomë Gjonaj, zëvendëse Leonora Camaj Sinishtaj,
anëtarë Xhenan Pepiq, zëvendëse Senada Suleviq.
Sekretari Emir Lekiq nuk mori mbështetjen e mjaftueshme për zbritje prej 10% të vendimit mbi përcaktimin e çmimit për m3 për sherbimet e ujit për vitin 2024.