POLICIA TË VLERËSOJË SIGURINË E REGJISTRUESVE DHE INSTRUKTORËVE

Shtyrja e regjistrimit do të sjellë edhe kosto shtesë për shtetin, tha kryeministri Dritan Abazoviq në seancën e Qeverisë.

Ai thotë se sa i përket Qeverisë aktuale mund të fillojë regjistrimi i popullsisë.

Në seancën e Qeverisë u bë e ditur se dje persona të panjohur kanë ndërhyrë në punën e instruktorëve dhe regjistruesve në Ulqin, për këtë arsye është kërkuar që Drejtoria e Policisë të përfshihet në vlerësimin e sigurisë së regjistruesve.

“Ne vetëm duhet të veprojmë në përputhje me Rregulloren, rregullorja duhet të ndryshohet, natyrisht që të gjithë të marrin vendime legjitime. Për momentin nuk ka asnjë pengesë për fillimin e procesit. Ne duhet të mendojmë për kosto shtesë nëse procesi vonohet. Pavarësisht nga kjo, është plotësisht legjitime të merren vendime. Sa i përket Qeverisë së 43-të, për ne ajo çështje është e arkivuar në aspektin procedural dhe çdo veprim mund të fillojë ashtu siç është caktuar”, tha Abazoviq në seancën e Qeverisë.

Ministri i Financave Aleksandar Damjanoviq tha se Monstat së bashku me këtë qeveri janë të gatshëm të bëjnë regjistrimin.

Damjanoviq i dërgoi një kërkesë Drejtorisë së Policisë për t’u përfshirë në lidhje me kërkesën e Monstat-it lidhur me vlerësimin e sigurisë së regjistruesve, dhe instruktorëve, e cila iu dërgua më 16 dhe 23 tetor.

SHARE