Mali i Zi është në një pikë kthese dhe ndryshimi i qeverisë mund të nënkuptojë një fillim të ri, tha ministrja e Punëve të Jashtme të Sllovenisë, Tanja Fajon, duke deklaruar se qeveria e re pritet të vazhdojë zbatimin e reformave në rrugën drejt Bashkimit Evropian (BE).
Në një intervistë për agjencinë MINA, Fajon tha se ndryshimi i qeverisë është një moment i rëndësishëm për Malin e Zi dhe se mund të konsiderohet një fillim i ri dhe një mundësi e re.
„Lidhur me zhvillimet e fundit në Mal të Zi, do të thoja se kjo mund të jetë një pikë kthese e rëndësishme. Dua të jem optimiste se Mali i Zi do të tregojë se është pjesë e Evropës”, tha Fajon dhe theksoi se qeveria e re duhet të vazhdojë me reformat.
Sipas Fajonit, Mali i Zi ishte në prag dhe ata ishin të shqetësuar nëse do të qëndronin në rrugën evropiane.
Prandaj, siç tha Fajon, u bënë përpjekje të mëdha, me ndërmjetësimin e vendeve që janë miq dhe duan të ndihmojnë Malin e Zi në rrugën e tij evropiane.
„Pra, fillimisht pritet që qeveria e re të tregojë përkushtimin e saj për vazhdimin e reformave. Tani presim një raport për progresin, i cili do të publikohet nga Komisioni Evropian, për të parë se ku janë vendet në këtë proces”, tha Fajon.