TË ARDHURAT E „TË MIRAVE DETARE“ ARRITËN NË 16 MILIONË EURO

DCIM103MEDIADJI_0336.JPG

„Të Mirat Detare“ këtë vit ka realizuar 16 milionë euro të ardhura, ka bërë të ditur kryeministri Dritan Abazoviq.

Në seancën e Qeverisë, Abazoviq tha se ndërmarrja publike „Të Mirat Detare“ në vitin 2021 ka realizuar të hyra prej 3.5 milionë euro, ndërsa këtë vit 16 milionë euro, nga 20 milionë të planifikuara.

“Deri më sot, vetëm linja e trageteve ka gjeneruar 5.2 milionë euro të ardhura në pak më shumë se pesë muaj”, tha Abazoviq.

Ai thekson se këto janë shembulli më i mirë se si rezultatet e fshijnë të gjithë propagandën.

“Le të ecim përpara! E përgëzoj menaxhmentin në krye me Bllazho Ragjenoviq dhe Mlladen Mikel dhe të gjithë punonjësit e ndërmarrjes publike „Të Mirat Detare“ për rezultatet e arritura”, tha ai.

SHARE