Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit të Malit të Zi, Aleksandar Klariq, ka takuar sot shefen e Misionit të OSBE-së në Mal të Zi, ambasadoren Dominik Vag dhe menaxherin e Programit të Demokratizimit, Bernd Burviq.
Klariq i njohu bashkëbiseduesit me njësitë moderne multimediale digjitale të instaluara në sallën e plenumit, përdorimi i të cilave siguron funksionalitet në punën e deputetëve, duke rrumbullakuar kështu procesin e digjitalizimit të Dhomës Legjislative.
Siç theksojnë në deklaratën e Kuvendit, takimi ishte një mundësi që edhe një herë të theksohet rëndësia e bashkëpunimit të fortë, të frytshëm dhe konstruktiv ndërmjet Misionit të OSBE-së në Mal të Zi dhe Parlamentit të Malit të Zi, i cili rezultoi në arritjen e qëllimeve të parashikuara në sferat e interesit të përbashkët.
Vag shtoi se, për të përmbushur plotësisht standardet e qeverisjes demokratike, Misioni do të vazhdojë të forcojë më tej kornizën legjislative dhe mbikëqyrëse të Kuvendit, kapacitetet e tij të personelit, si dhe të forcojë përfshirjen e fuqizimit në të gjitha proceset në Kuvend, në bashkëpunim me ODIHR.