KOMUNA E ULQINIT DHE OT: EDHE KËTË VIT “SWEET DECEMBER”

Dje në ambientet e “Safari Beach” u mbajt takimi me pronarët e plazheve dhe hoteleve në Ulqin me temën “Vijimi i sezonit turistik 2023 si dhe përgaditjet për sezonin e ardhshëm turistik 2024”.

Dialogu ishte i suksesshëm si dhe pronarët ishin të qartë se në cilat sfera duhet të bëhen përmirësimet.

„Ndër të tjera kemi prezantuar disa projekte të infrastrukturës siç janë: rregullimi i rrugës Mujo Ulqinaku me vlerë 700.000€, asfaltimi i rrugëve të dëmtuara me vlerë prej 600.000€ ndërtimi i parkut të pare publik si dhe rikthimi i Pazarit të Suvenirave,“ thuhet në njoftim.

Drejtori i OT z.Hoxhiq ka prezantuar planet dhe aktivitetet te cilat i presin deri në fund të vitit dhe atë manifestimet Shporta e vjeshtës dhe Sweet December si dhe viziten e grupeve studimore të gazetarëve nga vendet baltike dhe Polonia.

Poashtu në takim u theksua se kanë filluar perpilimin e plan programit për vitin 2024 ku janë ftuar të gjithë afaristet të japin sygjerimet dhe propozimet e veta lidhur me panairet dhe manifestimet që do të organizohen vitin e ardhshëm.

Drejtori i OT falenderoj të gjithë afaristët për kontributin e tyre që kanë dhënë dhe që vazhdojnë të japin për promovimin e ofertës turistike të Ulqinit në çdo aspekt.

SHARE