Marrëveshja e koalicionit për formimin e qeverisë së re është nënshkruar sot nga shumica e partive që do të formojnë qeverinë e ardhshme të Millojko Spajiqit, mëson Portali RTMZ.
Marrëveshja është nënshkruar individualisht nga secila palë në ambientet e tyre. Gjatë ditës marrëveshjen duhet ta nënshkruajnë edhe përfaqësues të partive shqiptare.
Marrëveshja u nënshkrua nga kryeministri i ardhshëm dhe lideri i Lëvizjes „Evropa Tani“ Millojko Spajiq, liderët e Demokracisë së Re Serbe Andrija Mandiq dhe Partisë Popullore Demokratike Millan Knezheviq, lideri i Malit të Zi Demokratik Alleksa Beçiç, Partia Socialiste Popullore Vlladimir Jokoviq dhe CIVIS Srgjan Paviçeviq.
Siç mëson portali i RTMZ, marrëveshja duhet të nënshkruhet gjatë ditës nga krerët e pesë partive shqiptare, tre që përbëjnë Forumin Shqiptar: Nik Gjeloshaj, Ivan Ivanaj dhe Ferhat Dinosha dhe dy që janë në koalicionin e Aleancës Shqiptare: Fatmir Gjeka dhe Genci Nimanbegu.
Seancat e Kuvendit në të cilat do të zgjidhet kryesia e Kuvendit dhe Qeveria e re duhet të mbahen më 26 tetor.
Bartësi i Forumit Shqiptar, Nik Gjeloshaj, do të jetë nënkryetar i Qeverisë së 44-të për Politikë Ekonomike dhe Ministër i Zhvillimit Ekonomik. Nga radhët e partive shqiptare, pozitë në Qeveri do ta ketë edhe Fatmir Gjeka, i cili do të jetë ministër për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave, ndërsa në krye të departamentit të Administratë Publike, Marash Dukaj.