Unioni i Shoqatave të Pensionistëve të Malit të Zi nisi, si vitet e kaluara, në bashkëpunim me Fondin e Sigurimeve Pensionale dhe Invalidor një iniciativë për t’u siguruar pensionistëve malazezë akomodim dimëror, pra mish me kushte më të favorshme sesa në supermarkete.
Risia e këtij viti është se mish më lirë mund të blejnë të gjithë pensionistët, edhe ata që nuk janë anëtarë të shoqatës dhe mjafton të vizitojnë shoqatat komunale.
“Kërkohet nga shoqatat komunale të pensionistëve që në regjistrimin dhe dorëzimin e kësaj pakete dimërore, përveç anëtarëve të Unionit të Pensionistëve, të përfshijnë edhe pensionistë që nuk janë anëtarë të saj, në mënyrë që të gjithë pensionistët malazezë të ndjejnë përfitimet,” thuhet në njoftim.
Ata deklaruan se sivjet pensionistët do të paguajnë 7.2 euro për një kilogram mish qengji të subvencionuar, të gjitha në tetë këste pa interes.