Tregu i kapitalit luan një rol kyç në sistemin ekonomik të një vendi tha presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq.
Kjo sepse ai ka potencialin të mundësojë financimin e rritjes dhe zhvillimit të kompanive, të ndikojë në diversifikimin e portofolit të investimeve, të mbështesë inovacionin, të përmirësojë strukturën e pronësisë dhe menaxhimin e kompanive, të tërheqë kapitalin e huaj, të mundësojnë investime institucionale dhe inkurajojnë konkurrencën, duke kontribuar kështu në prosperitetin e përgjithshëm ekonomik.
Millatoviq tha gjithashtu se tregu malazez i kapitalit fatkeqësisht nuk arriti të zhvillohej në atë masë sa të luante një rol të rëndësishëm në ekonominë tonë.
“Ne dëshmuam se tregu i kapitalit po përballej me probleme serioze, duke përfshirë mungesën e likuiditetit, problemet me fondet nga privatizimi i kuponëve, oferta e kufizuar e produkteve financiare, si dhe një mungesë kronike e besimit të investitorëve, gjë që e bëri atë më pak tërheqës si për vendasit ashtu edhe për investitorët ndërkombëtar”, tha Millatoviq.
Presidenti apeloi pikërisht te pjesëmarrësit në tregun e kapitalit, e mbi të gjitha te rregullatori, që të inicojë të gjitha ndryshimet e nevojshme ligjore që do të shkojnë në drejtim të përmirësimit të këtij segmenti të rëndësishëm të ekonomisë sonë.