Instituti i Shëndetit Publik në Mal të Zi konfirmoi edhe 5 raste të reja, duke rritur numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 21. “ Analiza e 10 mostrave sapo ka përfunduar. Ka edhe 8 të tjera në proces. Koronavirusi i ri është konfirmuar tek 5 persona, të gjithë kanë të bëjnë me rastet ekzistuese ”, ka shkruar Instituti i Shëndetit Publik në llogarinë e tyre në Twitter. “Janë 5,565 persona nën mbikëqyrje shëndetësore,” theksuan nga ky Institut.