SHQIPËRIA FITON NDESHJEN NDAJ REPUBLIKËS ÇEKE ME REZULTATIN 3-0

Shqipëria ka fituar sfidën ndaj Republikës Çeke, në ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Evropian 2024.

Ndeshja Shqipëri-Republika Çeke që u zhvillua në stadiumin “Air Albania” në Tiranë ka përfunduar me rezultatin 3-0 në favor të ekipit kuqezi.

Golat për Kombëtaren e Shqipërisë u shënuan nga Jasir Asani në minutën e 10-të dhe Taulant Seferi në minutat e 51-të dhe 73-të.

Ekipi kuqezi u mbështet nga mijëra tifozë brenda dhe jashtë stadiumit, ndërsa krijuan atmosferë festive pas ndeshjes edhe në rrugët e kryeqytetit.

Në kuadër të Kampionatit Evropian 2024, kombëtarja e Shqipërisë është në Grupin E, së bashku me Poloninë, Republikën Çeke, Ishujt Faroe dhe Moldavinë dhe aktualisht kryeson grupin me 13 pikë.

SHARE