EDHE 3 PERSONA TË INFEKTUAR NË MAL TË ZI

Instituti i Shëndetit Publik konfirmoi edhe tre raste të reja të koronavirusit.  Kështu, numri i të infektuarve në Mal të Zi u rrit në 13. Drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Boban Mugosha, kujtoi se dy raste të reja të koronavirusit u zbuluan këtë mëngjes. “Sonte zbuluam edhe tre, pesë gjithsej sot, gjë që bën 13 raste të zbuluara në Mal të Zi. Këto tre raste të fundit kanë lidhje me rastin e parë të zbulimit të COVID 19 në Mal të Zi”, tha Mugosha. Kjo tregon, vuri në dukje ai, se epidemia po përhapet. Mugosha theksoi se urdhrat dhe rekomandimet duhen të respektohen. 

SHARE